Haxhinasto Pengimi i cameve i bazuar ne ligjet greke
Ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Shqiperise Edmond Haxhinasto thote se pengimi i shqiptareve te lindur ne ameri per te kaluar kufirin grek eshte i bazuar ne ligjet greke. I pyetur per ceshtjen mbreme ne emisionin Tonight ne televizionin Ora News ministri tha se kishte kontaktuar me homologun grek dhe se ai i kishte sqaruar bazen ligjore mbi te cilen eshte mbeshtetur ndalimi i cameve per te hyre ne Greqi. Haxhinasto sqaroi se ne zbatim te ligjeve te tyre greket kane bere ndryshimin e toponimeve ne disa zona dhe kete vendim ligjor te tyren e kane paraqitur edhe ne OKB duke lene afat per te gjitha vendet qe te marrin masat per te ndryshuar keto toponime ne dokumentet e tyre. Duke e trajtuar kete si nje procedure teresisht normale dhe ligjore te nje shteti sovran Haxhinasto tha se qeveria shqiptare po sheh mundesite per te marre masat e nevojshme per te tejkaluar kete ngerc dhe per te cliruar te lindurit ne ameri nga pengesat qe po hasin ne kufirin grek. Ministri nuk sqaroi me tej nese zgjidhja do te vije nepermjet ndryshimit te toponimeve ne dokumentet shqiptare apo do te kete negociata me palen greke.