Troja, koncert në nëntor

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 09:40
Rok bendi kosovarë, “Troja” planifikon që të mbaj një koncert gjatë muajit nëntor.
Bujar Berisha, vokalist i grupit, ka thënë për gazetën “Infopress”, se grupi është duke planifikuar që të mbaj koncert në nëntor.
“Jemi duke planifikuar një koncert për muajin nëntor ... me siguri do të jetë me 28 nëntor, ndonëse ende nuk është e konfirmuar. Tash sa i kemi filluar kontaktet e para, por ende diçka konkrete nuk ka”, ka thënë Berisha për gazetën.
“Besoj që do të shkoj mirë. E gjitha që mund të them tash për tash është se kemi në plan organizmin e këtij koncerti”.
Njëra prej këngëve të fundit të Trojës