Balloja e fundvitit në TOB

Në prag të festës së ndërrimit të viteve Teatri i Operas dhe Baletit organizon ballon e madhe, e cila pritet të sjellë një atmosferë të veçantë, dhe të bukur për publikun e kryeqytetit. Është bërë traditë që kjo mbrëmje të bazohet në traditën vjeneze, ku një pjesë të rëndësishme do të zënë valset e Shtrausit. Ky koncert pritet të angazhojë të gjithë stafin e TOB-it.
Me këtë mbrëmje të vecantë Teatri i Operas dhe Baletit mbyll sezonin artistik të 2011. Ky eveniment vjen në bashkëpunim me orkestrën e Radiotelvizionit. Vetëm TOB dhe Teatri i Metropolit ofrojnë shfaqet e tyre për artëdashësit e kryeqytetit, në prag të ndërrimit të viteve.