Tropojë, plagoset me armë 47-vjeçari, në pranga autori

Një 47-vjeçar është plagosur me armë mesditën e sotme në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Luzhë të Tropojës ku 47-vjeçari Iliaz Hoxha është qëlluar me armë nga 44-vjeçari Afrim Kolbiba në momentin kur ka qënë në mal duke prerë dru.
47-vjeçari është transportuar për në Spitalin e Gjakovës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.