Gjoni shte shkelur Kushtetuta ne ndertimin e struktures se ushtrise
Deputeti i Partise Socialiste Ilir Gjoni deklaroi dje ne nje interviste per Shqip qe qeveria jo vetem nuk ka permbushur kushtin e NATO-s por edhe ka shkelur strukturen ligjore te ushtrise shqiptare...
Shqiperia edhe per 2011-n nuk ka arritur te permbushe direktivat e NATO-s per sa i perket plotesimit te kuotes ne buxhet per mbeshtetjen e Forcave te Armatosura Shqiptare. Sa eshte vlera ne buxhetin e vitit te ardhshem per FA-te dhe cfare sjell kjo mospermbushje e direktives
Se pari deshiroj te saktesoj faktin se kuota e 2 te GDP alokuar per buxhetin e mbrojtjes nuk eshte nje objektiv i detyrueshem per vendet anetare te NATO-s por ne rastin e Shqiperise Kryeministri Berisha ne periudhen para pranimit te Shqiperise ne NATO dhe me pas ka deklaruar ne shume raste me mburrje se vendi yne dhe qeveria e tij i ka alokuar mbrojtjes 2 te GDP-se. Fakti eshte se kjo shifer eshte alokuar vetem nje apo dy vjet dhe megjithese eshte alokuar Forcat tona te Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kane qene asnjehere ne gjendje te vene ne funksionim te plote keto burime financiare per shkak te mungeses se kapaciteteve vizionit dhe paaftesise. Aktualisht shifra qendron ndjeshem nen 2. Por gjithsesi thelbi dhe koncepti i zhvillimit te Forcave te Armatosura nuk qendron vetem te burimet financiare. Nje nga problemet me te mprehta qe ka drejtimi i Ministrise se Mbrojtjes sot eshte kaotizmi ne politikat e ndjekura dhe paqartesia e vizionit kjo e shoqeruar me nje doze te skajshme te nje propagande bajate dhe abuzim me termat standard i NATO-s. Me konkretisht po ju sjell si shembull faktin se gjate kesaj qeverisjeje eshte shkelur Kushtetuta ne ndertimin e Forcave te Armatosura eshte prekur politika e sigurise kombetare eshte cenuar strategjia ushtarake e cila percakton misionet dhe perberjen e strukturave te Forcave te Armatosura. Konkretisht u krijua Komanda e Bashkuar ne kundershtim me doktrinen e mesiperme e cila u shperbe ne mars 2009. Pjeset perberese te te tri forcave u cenuan thelle. Aktualisht sot me Forcat Tokesore konsiderohet Brigada e Reagimit te Shpejte ne nje kohe kur kjo do te ishte nje nder komponentet e FA. Sipas struktures duhet te ekzistonin 3 brigada kembesorie nje xheniere nje artilerie nje tankesh regjimenti MCR si dhe reparte te tjera ndihmese e njejta gje qendron edhe per Forcat Detare te cilat duhet te kishin ne perberje dy distrikte detare nje batalion te vezhgimit detar si dhe nenreparte ndihmese Forcat Ajrore deri ne 2010 duhet te kishin ne perberje te tyre nje regjiment helikopteresh nje brigade mbrojtjeje kunderajrore dhe raketave nje repart te mbrojtjes ajrore e reparte ndihmese e njejta gje mund te thuhet per Komanden e Mbeshtetjes Logjistike etj.
Nje problem mjaft shqetesues eshte dhe fakti se Shtabi i Pergjithshem ne krahasim me Ministrine e Mbrojtjes eshte reduktuar ndjeshem si ne perberje strukture ashtu dhe ne mision. Jane reduktuar te gjitha drejtimet e Shtabit nderkohe qe jane shtuar ne bllokun e ministrit drejtorite dhe misionet e tyre. U eshte dhene perparesi ketyre drejtorive ne kurriz te Shtabit te Pergjithshem. Ironikja qendron ne faktin se kjo gje behet nen petkun e kontrollit civil mbi Forcat e Armatosura qe ne fakt eshte nje nga parimet baze te funksionimit te FA ne demokracite perendimore por qe ne rastin tone nuk ben gje tjeter vecse kalcifikon kontrollin politik ne dem te ushtarakeve dhe forcave te armatosura ne pergjithesi ne kurriz te profesionalizmit performances dhe permbushjes se standardeve. Sali Berisha kur Shqiperia u pranua ne NATO deklaroi para gjithe botes se kjo eshte nje mrekulli. Dhe ne fakt kjo ishte mrekulli por ne rastin e Berishes ashtu sic ishte e cale anglishtja e tij ashtu eshte dhe angazhimi i qeverise qe ai drejton per permbushjen e standardeve. Nje veshtrim i shpejte i procedurave te ndjekura per dhenien e gradave ne ushtri do te mjaftonte per te treguar se jo vetem qe nuk respektohen normat e nje vendi te denje anetar i NATO-s por asnje ushtri serioze nuk do te bente ate cka ndodh ne Forcat tona te Armatosura te vena nen daren e eger te politikes. Po ashtu do te mjaftonte tju sillja ne vemendjen tuaj faktin se edhe sot Shqiperia ende nuk ka paguar kuotizacionin e anetaresise qe me e pakta flet per papergjegjshmeri ekstreme ne nje kohe kur shpenzimet per koncerte festive jane shume me te larta sesa detyrimi i vendit tone per te paguar kuoten e anetaresise ne NATO.
Cilat jane masat qe do te marre PS ne lidhje me kete ceshtje ne komisione Parlament etj
Partia Socialiste eshte treguar gjithmone e vemendshme ndaj ceshtjeve te sigurise dhe ka dhene gjithmone dhe pa ekuivok mbeshtetjen e saj per te gjitha ato nisma ligjore te apo procese te cilat ndihmojne ne rritjen e standardeve te ushtrise shqiptare per te misheruar standardet e nje ushtrie te denje per nje vend anetar te NATO-s. Ne ndjekim me vemendje dhe ushtrojme tere presionin tone pozitiv per te mbikeqyrur veprimtarine e Ministrise se Mbrojtjes qe ajo te jete ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e vendit dhe kemi kerkuar dhe kerkojme qe Forcave te Armatosura u duhet dhene e gjithe mbeshtetja financiare buxhetore e politike per te permbushur misionet e tyre. Ne si opozite kemi zhvilluar nje seri seancash degjimore me perfaqesues te Ministrise se Mbrojtjes e Shtabit te Pergjithshem per problematike te ndryshme te veprimtarise se tyre sic dhe do te vijojme te ngulmojme qe FA te mbeten jashte ndikimit te politikes se ngushte te nje force politike por te punojne per te rritur profesionalizmin dhe kapacitetet ne menyre qe te permbushin sa me mire misionet e ngarkuara. Nje moment deciziv ne veprimtarine tone parlamentare si opozite do te jete dhe diskutimi i buxhetit te vitit te ardhshem duke ushtruar tere presionin pozitiv te mundshem qe FA tu alokohen fondet e mjaftueshme per te permbushur standardet dhe misionin kushtetues.