Ballsh Kryeministri inauguron gjimnazin Dervish Hekali

Sistemi arsimor dhe projektet e qeverisë në këtë drejtim ishin sërish sot në qendër të fjalës së Kryeministri, Sali Berisha, gjatë inaugurimit të gjimnazit "Dervish Hekali" në Ballsh. Kjo shkollë e re shënon standardet më të larta të një institucioni mësimor modern e bashkëkohor dhe është e pajisur me 24 klasa, 4 laboratorë dhe përbën një investim prej 170 mln lekë me një kapacitet prej 1040 nxënësish.
"Nga 2006 kemi në qendër fëmijët dhe shkollimin e tyre dhe nga ky vit kemi ndërtuar 1000 shkolla në vend. Në qarkun e fierit janë ndërtuar 96 shkolla nga të cilat 26 janë ndërtuar nga fillimi. Do të bëjmë gjithçka që edhe gjatë mandati tjetër të ndërtojmë shkolla” vlerësoi shefi i qeverisë.
Sipas tij, patriotët sakrifikuan për të pasur një Shqipëri të lirë dhe të zhvilluar dhe shpërblimi për to, është investimi në arsim.
"Vit jubilar i 100-vjetorit dhe sot përulemi me nderim për të rënët për liri, ndër ta edhe Dervish Hakali. Ne nderojmë më së miri dëshmorët duke ndërtuar shkolla. Vendi po ecën fluturimthi drejt vendeve të zhvilluara. 92 % e nxënësve po ulen në gjimnaze ndërsa në universitet po ulen më shumë se 70 për qind e maturantëve. Zoti kryetar i bashkisë, jam këtu për tu premtuar ju se siç ndërtuam këtë shkollë së bashku do të kemi mbështetje të plotë për të gjitha projekte që ndryshojnë për mbarë jetën e qytetarëve të bashkisë së Fierit, komunave përreth”, nënvizoi ai.
Në vlerësimin e Kryeministrit Shqipëria ndodhet një hap pranë BE, por nga ana tjetër, një progres i tillë po cenohet rëndë nga qëndrimi i opozitës duke kundërshtuar reformat që janë kriteret kyçe të aleancës evropiane.
“Ne jemi në prag të një vendimi të madh, vendim i cili do ta afrojë Shqipërinë më tej me BE. Por në prag të këtij vendimi, përsëri përpiqen në mënyrën më të papranueshme, me karrige bosh që ta pengojnë atë. Unë ju jap fjalën ju, se qeveria do të përmbushë çdo detyrim në mënyrë që ëndrra evropiane e qytetarëve shqiptarë të bëhet realitet. Qeveria do të përmbushe çdo detyrim, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të ndihen çdo ditë e më shumë qytetarë të një vendi të zhvilluar”, u shpreh Kryeministri Berisha.