Kupa e Shqiperise Tirana fiton 2-1 derbin me Partizanin
Duhej të vinte Kupa e Shqipërisë që të kthehej derbi i shumëpritur i kryeqytetit, klasikja ndërmjet Partizanit dhe Tiranës. Në “Qemal Stafa” janë paraqitur rreth 5 mijë tifozë të etur për këtë supersfidë, që kanë dhuruar spektakël pavarësisht nivelit të ndryshëm të skuadrave dhe faktit që Partizani nuk luan në elitë prej tre sezonesh.
Tirana fitoi me vështirësi një duel të zjarrtë, ku kaloi në avantazh në minutën e 7-të me Morinën. Megjithatë, Partizani barazoi shumë shpejt, pas vetëm tre minutave me Thanën, ndërsa triumfi 2-1 i bardhebluve u vulos nga Gilman Lika në fundin e pjesës së parë.
Në ndeshjet e tjera të turit të parë të Kupës së Shqipërisë u regjistruan edhe mjaft surpriza, edhe prej faktit se një pjesë e skuadrave të Superligës kanë preferuar të luajnë me formacionin e dytë. Në këtë mënyrë, Skënderbeu është frenuar në barazim 2-2 në fushën e Olimpik.
Por, ka pasur edhe rezultate më zhgënjyese, si humbjet e Shkumbinit, Tomorit dhe Luftëtarit. Shkumbini u mposht 2-0 në fushën e Butrintit, Ada fitoi 2-1 përballë Tomorit, ndërsa Gramshi mposhti 1-0 Luftëtarin.
Në sfidat e tjera spikat edhe humbja 1-0 e Dinamos si ekip pritës në mini-derbin tjetër të kryeqytetit përballë Kamzës. Rezultat që konfirmon se blutë janë më tepër të përqendruar te kampionati dhe rikthimi mes më të mirëve.
Ndërkohë, kanë fituar të gjitha skuadrat e tjera elitare, me Flamurtarin, Vllazninë apo Teutën që kanë hipotekuar kualifikimin. Spikat edhe fitorja 5-0 e Lushnjës përballë Pogradecit, dy prej skuadrave më të forta të Kategorisë së Parë.
Ndeshjet e kthimit, nga ku do të përcaktohen edhe skuadrat që do të kualifikohen në turin e dytë të Kupës, do të luhen në mesjavën e ardhshme, në datën 3 tetor.
Bregu në Abc neës: Presim sinjal pozitiv nga Brukseli më 10 tetor
Ministria e Integrimit vlerësona rritjet në procesin e marrjes së statusit kandidat
Ministria e Integrimit Majlinda Bregu gjatë një interviste në studion e abc neës ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë, duke u shprehur se vendi ka shumë shanse për të marrë statusin, pasi janë realizuar 110 nga kërkesat për statusin.
“Procesi i integrimit është i rëndësishëm për të gjithë, shpresojmë që vendimi më datën 10 tetor të jetë një vendim pozitiv për vendin. Një ngjarje madhore pozitive do të bashkonte forcat politike dhe do të eleminonte debate të politikës në vendin tonë”
Ministria e Integrimit u shpreh se e rëndësishme në politikë është që opozita të sillet si një opozitë e vërtetë dhe të bashkëpunojë për plotësimin e rekomandimeve.