Librazhd, aksident në punë, vdes 22-vjeçari

Një i ri ka gjetur vdekjen aksidentale gjatë orarit të punës. Ai është goditur nga kova e fadromës, që drejtohej nga shoku i tij. Ngjarja ka ndodhur në Përrenjas-Fshat të Librazhdit,kur 22-vjeçari Gengin Bregu është goditur për vdekje, në kokë nga kova e një fadrome.
Ndërsa dy të rinjtë ishin duke punuar me fadromë, drejtuesi i saj, Ermir Karriqi, ka goditur aksidentalisht shokun e tij, Bregu. Kjo ngjarje është cilësuar nga drejtoria e policisë së këtij qarku, aksidentale dhe për drejtuesin e fadromës do të merret edhe masa e arrestit.