E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballsh, mbi 102 persona të helmuar

Një ngjarje e rendë ka tronditur qytetin Ballshit kur në mbrëmjen e së hënës mbi 102 persona përfunduan në spital si pasojë e problemeve që shfaqen në mënyrë të menjëhershme.

Sipas të dhënave në spitalin e qytetit u paraqitën shumë persona. Kapaciteti prej 30 shtretërish i spitalit ndodhet i mbushur, por fluksi ka ardhur gjithmonë e në rritje ku vetëm brenda ditës së hënë kanë marrë mjekim 102 persona, veç 50 personave që u paraqitën ditën e dielë dhe 25 të shtunën.

Mjekët e spitalit të Ballshit sqarojnë se qytetarët paraqiten me të vjella si pasojë e helmimit dhe u nënshtrohen serumeve për rreth 2-3 orë e më pas nisen për në banesat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›