Toti, 4 ndeshje dënim për goditjen ndaj Balotelit
ROME-Françesko Toti është skualifikuar për 4 ndeshje nga gjykatësi sportiv, në lidhje me gjestin e rëndë në finalen e Kupës së Italisë kundër Balotelit. Kapiteni i Romës goditi me shkelm sulmuesin e Interit, duke dalë me karton të kuq dhe duke shkaktuar polemika të shumta në Itali. Gjykatësi sportiv e ka cilësuar të qëllimshëm shkelmin e Totit, i cili do të mungojë në takimin e javës së fundit ndaj Kievos. Ndërkohë, me një nga ndeshje janë pezulluar edhe Mario Baloteli e Kristian Kivu për sjelljen e tyre në finalen e Kupës. Por, një vendim i rëndë ka qenë ai për administratorin e Interit Ernesto Paolilo, i cili ështe skualifikuar deri më 30 qershor për shkak se ka kontestuar vazhdimisht arbitrin e katërt gjatë Roma-Inter.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)