Balonat me ngjyrën e flamurit në qiellin e Prishtinës

Prishtinë, 05 maj, NOA - Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të martën pasdite është hapur ekspozita e artistit Zamir Mati, prej 20 vitesh është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Paris.
Jetën e tij mes Tiranës dhe Parisit ka vendosur ta shfaq në një ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur nga data 4-14 maj 2010 në Galerinë e MKRS-së së Kosovës.
Kjo ekspozitë në Prishtinë, ishte një dëshirë e kahershme që të ekspozoj këtu, por edhe të shoh Kosovën, ka thënë Mati. Nuk kam qenë asnjëherë, ndërsa ëndrra ka qenë e madhe. Për Kosovën kam realizuar ciklin me grafika për Lidhjen e Prizrenit dhe në vitin 1981, ka thënë Mati, duke specifikuar se ajo ekspozitë qe titulluar Shqipja".
Mediat kosovare shkruajnë se në hapje të ekspozitës, balonat e artistit Zamir Mati, me ngjyrën e flamurit të Kosovës së pavarur janë ngritur në qiell, vetëm pak minuta përpara fillimit të saj.
Arti i Kosovës ishte për ne një dritare e hapur në vitet 1970-1990, ku atë e ndiqnim me interes dhe them se kam pasur rastin të njoh artistët kosovarë si: Simon Shirokën, Engjëll Berishën, Shyqyri Nimanin, Agim Çavderbashën, Fatmir Krypën, Blerim Luzhën, Budim Berishën, Muhamet Shalën, Eshref Qahilin..., ka thënë Mati, duke shtuar se tani Kosova është e pavarur, por e veçanta e kësaj është se arti që zhvillohet në të dy vendet është art shqiptar, duke e konsideruar si një bashkim i natyrshëm që jetojnë prej kohësh me shkëmbimet dhe respektin e ndërsjellë.
Zamir Mati krijon një pikturë figurative, e cila rrjedh nga përshtypjet e tij të hedhura në skica, vizatime, dhe piktura. Më ndihmon në realizimin e tyre vizatimi i kujdesshëm, ngjyrat dhe kompozimi i kërkuar, ka thënë ai, i cili edhe ngjyrat i vlerëson të jenë një element i rëndësishëm, të zgjedhura me kujdes që formojnë atë që është e bukur.
Detajet e vizatuara me kujdes pasurojnë dhe nxjerrin në pah atë që është më kryesorja. I pëlqen që temën që zgjedh ta pasurojë e ta thellojë në një numër punimesh që krijojnë një cikël a seri, dhe në fakt edhe kështu janë punimet e tij si :Dardha e Korçës, Antiba, Korsika, Honfleur në Normandi, vizatimet nga dimri në Mont Blanc, Vjena, Budapesti, Cikli i Balonave, cikli nga vendet historike në Shqipëri, Parisi, etj.
Autori në Paris është anëtar i "Shtëpisë së Artistëve", dhe ka hapur ekspozita të ndryshme dhe njëkohësisht ka marrë pjesë në shumë takime ndërkombëtare për balonat, ku janë pjesë e punës së tij të ekspozuar, që do të na prezantohen edhe këtu në Prishtinë.
m.s/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")