E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallatit i Kulturës dhe loja me simbolet

Hapet një sallë e re kinemaje me 120 vende mban emrin e "Nënë Terezës"


Një sallë e re për kinema dhe spektakle i përshtatet Pallatit të Kulturës, e pagëzuar me emrin e shenjtores Nënë Tereza.


Salla 120 vendëshe, në katin e tretë, u inaugurua me projeksionin e filmit "La Dolce Vita" 1960 i Federico Fellinit. Këtë vit, mbushen 50 vjet nga shfaqja e parë e këtij filmi. Më 6 dhe 7 maj, në sallën "Nënë Tereza" vijojnë të shfaqen edhe dy filma të tjerë të Fellinit: "Fellini Satyricon" (1969) dhe "Il Casanova di Federico Fellini" (1976).


Administratori i sallës, Klidi Baboçi thotë se salla do të shërbejë për aktivitete të ndryshme që nga konferencat, takimet, promovimet, koncertet me muzikë dhome, apo recitale. Është parë e nevojshme shtimi i një ambienti të tillë, për të plotësuar kërkesat e organizatorëve të aktiviteteve, që jo pak herë ankohen për mungesë sallash.
"Nënë Tereza" është në varësi të Pallatit të Kulturës.


Pagëzimi i sallës me emrin e Nënë Terezës nuk ka ndonjë shpjegim të veçantë. Ose edhe atëherë kur jepet një i titllë, duket i pajustifikueshëm. "I kemi dhënë këtij pallati simbol të kulturës, një emër që mund ta lartësonte më tepër imazhin e tij" shpjegon Baboçi.


Që Pallati i Kulturës nuk është simbol i kulturës, kjo nuk ka nevojë për koment, po aq sa edhe emri i Nënë Terezës që nuk ka kurrfarë lidhje me kinemanë dhe një sallë kinemaje, s'ka të lartësojë imazhin e një Pallati Kulture që vegjeton.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›