E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli: Milani të përforcojë grupin patjetër

Mario Baloteli dihet prej kohësh se nuk mendohet dy herë përpara se të flasë. Por kësaj radhe ka lëshuar mesazhe të forta në drejtim të klubit dhe trajnerit Alegri, teksa thotë: “Jemi të fortë, por që të të jemi kompetitivë në Europë, duhen përforcime. Unë do desha Ibrahimoviç. Sa për Tevezin, i kisha thënë që të vinte në Milano, por nuk më dëgjoi”. 

Megjithatë, Supermario nuk i trembet aspak bardhezinjve, por është i drejtpërdrejtë kur mendon se skuadrës së tij i duhen përforcime.
Kuqezinjtë mendohet se në sezonin e ri do të kenë një rreshtim të ri, 4-3-1-2, ndaj Baloteli i shpreh preferencën trajnerit Alegri se ku dëshiron të luajë gjithnjë në mënyrën e tij. “Unë jam adaptuar në të gjitha rolet. Do të dëshiroja të bëja sulmuesin e parë. Jam i kënaqur që El Sharaui do të qëndrojë. Për sa më përket mua, është bukur të dëgjosh se je i pashitshëm, megjithatë, në futboll nuk i dihet. Milani është skuadra që kam në zemër, është një klub i bukur me tifozë fantastikë. Tani ndjehem mirë këtu dhe do të qëndroj, më pas një ditë do të shikojmë”, - deklaroi Baloteli, i cili edhe njëherë tjetër vë theksin për të marrë lojtarë cilësorë në skuadër. 

(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›