E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, 3 të vdekur me armë gjatë tubimit për rikthimin e Morsit

KAJRO- Forcat e armatosura dhe manifestuesit pro presidentit të larguar islamik të Egjiptit, Muhamed Morsi kanë shkëmbyer të shtëna armësh zjarri gjatë fillimit të orëve të pasdites në Kajro, njoftuan burime mediatike, ndërkohë nga ana tjetër Al Jazeera për të paktën tre të vdekur nga këto shkëmbime zjarri. 

Një seri shkëmbimesh kanë ndodhur përballë zyrave qendrore të Gardës së Republikës, që ka në ngarkim mbrojtjen e presidencës egjiptiane, ndërkohë që zyra operative e tyre është në bllokun e ndërtesave të pallatit presidencial.

Më 3 korrik pas skadimit të ultimatumit të ushtrisë presidenti Muhamed Morsi dha dorëheqjen nën presionin e grushtit të shtetit, i cili mobilizoi gjithë popullin. Rrëzimi i zotit Morsi pason demonstratat që vazhduan prej disa ditësh kundër Presidentit, për të cilin protestuesit thonë se kishte humbur legjitimitetin, pasi nuk kishte arritur të bashkonte dhe udhëhiqte në mënyrë efektive vendin.   

Një dite me pas, kreu i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, Adli Mansour ka bërë betimin si lider i përkohshëm i këtij vendi, vetëm disa orë pasi ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Muhamed Morsi duke e vendosur atë në arrest shtëpie. 

AMBASADORI SHQIPTAR NË EGJIPT
Ambasadori shqiptar në Egjipt, Nuri Domi në një lidhje telefonike me gazetaren e News24, Ola Burko bëri një paqsyrë të situatës teksa konfirmoi se një prej viktimave dyshohet se është ushtar.

“Nuk kemi një informacion të saktë për ngjarjes që po ndodhin këto momente. Thuhet se përkrahësit e ish presidentit Morsi ndodhen në disa shtete dhe po demonstrojnë për kthimin e presidentet Morsi pasi e quajnë një heqje të padrejtë. Flitet që në një zonë të Egjiptit, në Thinji, ka më shumë tensione dhe kanë humbur jetën dy ose tre ushtar, por duhen te konfirmohen. Sipas shtypit njëri ka qenë ushtra për të tjetër nuk është konfirmuar ende’, u shpreh ambasadori shqiptar. 

Ambasadori shqiptar zhvillimet në Egjipt varen nga mënyra sesi do reagojnë mbështetësit e Morsit dhe komunitetit ndërkombëtar. Ambasadori shqiptar theksoi se ende nuk dihet vendodhja e qartë e presidentit Morsi. 

“Për mendimin tim situata në Egjipt do varet nga disa faktorë, si do reagojnë përkrahësit e morsit, dhe si do reagojë komuniteti ndërkombëtar cfarë emri do i vejë. Nëse demokracitë e mëdha do e titullojnë si grusht shteti do ketë pasoja negative. Nëse do jete qëndrim pragmatist situata do ketë efekte pozitive. Do ndikoje shumë nga qëndrimi që do mbajë koalicioni i tanishëm. Vendndodhja e Morsit nuk dihet ende, vetëm se po survejohet nga policia. U menduam fillimisht qe ushtria do gjende zgjidhej kompromisi, ku ushtria nuk ka marrë pushtet, por sesi po rrjedhin ngjarjes nuk mendoj se do arrihet qetësia shumë shpejt. Situata nuk mendoj se është në kufi të rrezikshmes, por pikëpyetjet qëndrojnë dhe tensionet nuk janë zhdukur”, tha ambasadori ynë në Egjipt.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›