Baloteli-Rafaela, puthje pas 4 muajsh
ITALI- Pas katër muajsh, duket se ka ardhur ora e paqes për Mario Balotelin dhe Rafaela Fikon. Sulmuesi i Mançester Sitit është fotografuar nga e përjavshmja “Chi” ndërsa shkëmbente puthje të ngrohta me ish-të dashurën e tij, e cila pret një fëmijë. Gjithçka ka ndodhur në ballkonin e Rafaelës, në Napoli, ku ata janë takuar në fshehtësi ditët e shkuara. Sipas “Chi”, Mario ka bërë një fluturim privat enkas për të takuar nënën e ardhshme, që pritet të sjelljë në jetë pikërisht fëmijën e tij. Historia mes Balotelit e Fikos u ndërpre gjatë Europianit të muajit qershor.
Pak ditë pas ndarjes, vajza rrëfeu se priste një fëmijë nga sulmuesi i Sitit, ndërkohë që ky i fundit reagoi mjaft ftohtë, duke kërkuar madje edhe testin e ADN-së. Gjatë javëve të fundit Baloteli kishte thënë se po riafrohej me Fikon, por fotoja e publikuar nga “Chi” lë pak vend për dyshime. Në pritje që fëmija të dalë në dritë, çifti duket i ribashkuar.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)