E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijnë 320 vete të OSBE, Topalli- administratës: Në punë me “uniformë”

TIRANE- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka lëshuar një urdhër për administratën së cilës i kërkohet që gjatë tre ditëve të punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që do të zhvillohet në vendin tonë, të kenë një veshje serioze në punë.

Burimet zyrtare pranë saj sqaruan dje për “Gazeta Shqiptare” se Topalli ka kërkuar nga administrata e Kuvendit të veshin kostum të zi, këmishë të bardhë dhe këpucët të zeza. Burimet sqarojnë se kjo uniformë kërkohet për një performancë sa më të mirë të administratës së kuvendit e cila prej ditësh ka nisur të kërkojë nëpër dyqane veshjen e detyrueshme. 

Madje shumë prej tyre mësohet se e kanë lënë për ditët e fundit blerjen për shkak se u është dashur të presin datën 1 tetor për të tërhequr në bankë rrogën. Me apo pa mundim, i gjithë stafi i kuvendit ditën e premte duhet të jenë të veshur sipas urdhërit të brendshëm të kryeparlamentares Topalli. 

100-vjetori i Pavarësisë së vendit duket se është vit i mbarë, të paktën për përfaqësimin ndërkombëtar të vendit. Shqipëria do të jetë vendi mikpritës edhe për Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, punimet e së cilës do të nisin ditën e premte dhe do të vazhdojnë për 3 ditë me radhë. Kjo ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë u lajmërua me datën 5 korrik nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një vizite që zhvilloi në Monako. Znj. Topalli e cilësoi mbajtjen në Tiranë të sesionit të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si një ngjarje historike për Kuvendin e Shqipërisë.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(m.a/Valentina Madani/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›