E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli-Siti, mbyllet brenda 48 orëve

Sipas mediave italiane, megjithëse mungon zyrtarizimi, është arritur marrëveshja dhe pritet që brenda dy ditëve të ardhshme të përfundojë gjithçka. Në arkat e Interit do të shkojnë 30 milionë euro, plus pesë milionë nga bonuset, çka do të thotë 35 milionë euro, aq sa kërkonte Masimo Morati. Nga ana tjetër, Baloteli do të nënshkruajë për pesë vite dhe do të përfitojë katër milionë euro në sezon.

Sulmuesi 20-vjeçar u nis sot së bashku me skuadrën drejt Shteteve të Bashkuara ku do të zhvillojë afazën parapërgatitore. Duket se do të përsëritet i njëjti skenar si me Ibrahimoviçin, i cili u nis me Interin në SHBA dhe mbeti te Barcelona. Edhe atëherë, ashtu si tani, gjithçka ishte organizuar nga agjenti Mino Raiola. Ky i fundit ka pohuar se të hënën ose të martën do të ketë zhvillime të reja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›