E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, në kërkim të zëvendësuesit të Raulit

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, Hoze Mourinjo ka përgatitur një minilistë me tre emra që mund të zënë vendin e Raulit në sulmin e madrilenëve. Amauri i Juventusit, Hugo Almeida i Verder Bremenit dhe Mario Gomez i Bajernit të Mynihut janë emrat që përmenden.

Trajneri portugez kërkon sulmues që luajnë në thellësi dhe që janë në gjendje të konkretizojnë rastet e krijuara nga skuadra. Sa i përket Amaurit, dy nga arsyet që mund të ndikojnë në transferimin në “Bernabeu”, janë nevoja e Juventusit për para’ dhe aftësia e Realit për t’i përballuar rrogën e lartë vjetore që përfiton në Torino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›