Brazili zgjodhi trajnerin Menezes

Pas refuzimit të ekipit Fluminense për trajnerin Muricy Ramalho, Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka vendosur që t’ia besojë pozitën e selektorit të Seleçaos, trajnerit të Corinthians, Mano Menezes. Vendimin e ri për pasardhësin e Carlos Dungas, CBF e ka treguar përmes një komunikatë të lëshuar në uebfaqen e vet.
“Presidenti Ricardo Teixeira i ka ofruar Mano Menezesit që të bëhet selektor i Brazilit. Propozimi është bërë pas një bisede që kishin gjatë natës me Mano Menezes, i cili do ta zyrtarizojë vendimin e tij në një konferencë për shtyp, e cila do të mbahet në San Paolo”, thuhet në këtë njoftim.
Po ashtu, Federata ka njoftuar se trajneri brazilian e ka mirëpritur këtë propozim. Menezes, 48 vjeç, është bërë i famshëm, pasi e kishte rikthyer në divizionin e parë, në vitin 2005, ekipin Gremio, njëra prej skuadrave historike të Brazilit, të cilën dy vjet më parë e udhëhoqi deri në finale të Coppa Libertadores (Liga e Kampionëve) e Amerikës Jugore.
Në vitin 2008, ai e riktheu në elitën e futbollit brazilian edhe ekipin e rëndësishëm, Corinthians, të cilin e udhëhoqi deri sot. Njëjtë si Ramalho, edhe Menezes është pak i njohur jashtë Brazilit.