Bellopoja zëvendëson Tortoshin?
Ndarja ndërmjet Flamurtarit dhe kryetrajnerit Jusuf Tortoshi është thuajse çështje e kryer.
Kuqezinjtë akoma po stërvitin pa trajner, sepse Tortoshi nuk po pranon ta nisë punën, derisa nuk kryhen të gjitha obligimet ndaj tij nga ana e klubit, i cili është i prekur nga kriza financiare, sikurse thuajse të gjitha klubet e tjera kosovare.
Mësohet se klubi prishtinas akoma nuk i ka kryer obligimet për dy muaj ndaj Tortoshit, prej edicionit të kaluar. Kjo ka bërë që dita-ditës, Tortoshi dhe Flamurtari të shkojnë sa më larg njëri-tjetrit.
Ndërkohë, duke pasur parasysh se kanë mbetur edhe rreth 20 ditë deri te fillimi i kampionatit të ri, drejtuesit e klubit kuqezi kanë filluar intensivisht punën rreth zgjidhjes së çështjes së trajnerit. Meqenëse gjasat janë jashtëzakonisht të vogla që Tortoshi të vazhdojë me Flamurtarin, drejtuesit e këtij klubi po mundohen ta gjejnë një trajner të ri.
Burimet e gazetës Express kanë bërë të ditur se drejtuesit e Flamurtarit po mendojnë që postin e shefit të shtabit teknik t’ia besojnë Abdyl Bellopojës, i cili njihet si legjendë e këtij klubi, ku kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist, dhe më pas edhe si trajner.
Në anën tjetër, edhe vetë Bellopoja pohon se e ndien obligim moral të rikthehet si trajner në Flamurtar, ku edhe e kishte nisur karrierën e futbollistit.
“Ka muhabete të tilla, por unë ende nuk kam biseduar zyrtarisht me drejtuesit e Flamurtarit rreth kësaj çështjeje. Unë jam i hapur për bisedime, sidomos kur është në pyetje Flamurtari”, tha Bellopoja për Express.
“Unë e ndiej obligim moral që ta ndihmoj Flamurtarin, sepse aty kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës. Aty kam shumë miq. Flamurtari është si shtëpi e imja. Aty kam nisur si pionier, etj, më pas si senior dhe kam qenë dikur edhe trajner”, theksoi Bellopoja, i cili për një kohë ishte kryetar i Komisionin të Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
Abdyl Bellopoja, edhe në edicionet 2004/05 dhe 2005/06 ishte trajner i Flamurtarit, klub ky që kohëve të fundit po përjeton krizë financiare, e cila nuk mbahet mend që në periudhën e pasluftës të ketë qenë prezente kaq shumë në futbollin kosovar.
Andaj, gjatë kësaj vere, Flamurtarin e braktisën disa lojtarë dhe falë këmbëngulësisë së drejtorit ekzekutiv të klubit, Agim Hasani, kuqezinjtë me kohë i nisën përgatitjet dhe tani duket se skuadra po shkon drejt këndelljes. Hasani tani në ekip ka tubuar mbi 30 futbollistë, derisa klasifikimin e rreth 25 futbollistëve më të mirë pritet ta bëjë trajneri, i cili do ta udhëheqë këtë skuadër në edicionin e ri.