Arrijnë marrëveshje
Më në fund, duket se Trepça ka gjetur gjuhë të përbashkët me futbollistët e saj. Kryetari i klubit kampion, Nexhmedin Haxhiu pohoi se personalisht ka biseduar me futbollistët e skuadrës së tij, dhe tha se ka arritur marrëveshje me ta për vazhdimin e kontratave.
Madje, Haxhiu tregoi se klubi ka vendosur t’ua rrisë pagat të gjithë lojtarëve, por edhe trajnerit Gani Sejdiu, për 30 për qind më shumë sesa në edicionin e kaluar.
“Tani ka mbetur vetëm t’u jepen paratë dhe të nënshkruhen kontratat. Kjo do të bëhet gjatë javës së ardhshme. Për këtë kemi arritur marrëveshje me Gani Sejdiun, me kapitenin Elvis Osmani, por edhe me futbollistët e tjerë. Sipas marrëveshjes së re, lojtarët dhe anëtarët e shtabit teknik do të paguhen për 30 për qind më shumë sesa në edicionin e kaluar”, deklaroi Haxhiu për Express të shtunën.
Këtë e ka konfirmuar edhe kapiteni i Trepçës, Elvis Osmani. “Po, kemi arritur marrëveshje. Unë edhe dy vjet do të jem në Trepçë. Klubi ka arritur marrëveshje edhe me lojtarët e tjerë dhe do të marrim paga 30 për qind më të mëdha sesa në edicionin e kaluar. Tani ka mbetur që në fillim të javës që vjen, të nënshkruhen kontratat”, pohoi Osmani.