E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli problematik edhe ne Angli

Tekniku i Manchester City Roberto Mancini pervec faktit qe duhet te shpetoje pankinen pas nje serie rezultatesh jo ne nivelin e pritur duhet te administroje edhe sjelljet e sulmuesit italian Mario Balotelli te cilin insistoi ta merrte ne Angli nga Inter.

19 vjecari ka humbur pjesen me te madhe per shkak te demtimit por edhe pas rikthimit nuk do te luaje per tre ndeshje i ndeshkuar me karton te kuq kunder Uest Bromeich Albion.

Ai duhet te ndryshoje mentalitetin duhet vetem te mendoje te luaje. Nese Mario e ben kete ai do te shenoje ne cdo ndeshje. Nese ai nuk i flet gjyqtarit dhe mendon vetem te beje punen e tij ai mund te beje diferencen ne fushe vleresoi Mancini.

E megjithate mediat britanike kane dhene lajmin se Balotelli eshte pare ne nje restorant bashke me zv presidentin e Milan Adriano Galliani duke nisur keshtu spekulimet mbi largimin e tioj ne fund te sezonit.

Mario duhet te filloje te luaje njehere pastaj te largohet ka thene Mancini duke qeshur. Ai ka luajtur vetem dy ndeshje. Kjo eshte nje eksperience e mire per te sepse eshte i ri ka perfunduar tekniku italian.

Balotelli ka nje kontrate 5 vjecare me Manchester City por fakti qe eshte nje tifoz i deklaruar i Milan i hap rruge nje tratative qe mund te jete e veshtire por e mundur duke qene se kuqezinjte po distancohen gjithnje e me shume me yllin brazilian Ronaldinho.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›