E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Roma Milani fillon shkeputjen

Mungesat e kane detyruar Klaudio Ranierin qe te mbeshtetet ne nje skuader teresisht eksperimentale ne ndeshjen kunder Udinezes por qe ne perfundim te 90 minutave ka rezultuar mese e forte. Ne fakt Roma ka thyer 2-0 skuadren friulane duke u ngjitur perkohesisht ne vendin e trete ne klasifikim ne pritje te rezultateve te ndeshjeve te tjera te Serise A qe do te luhen sot. Protagonistet kryesore te sfides kane qene padyshim Menez dhe Borrielo paraqitja e te cileve ka qene tejet pozitive dhe mbi te gjitha vendimtare. Perballe publikut te tyre ne stadiumin Olimpiko kane qene vendesit qe kane kaluar ne avantazh duke zhbllokuar rezultatin ne minuten e 24-rt fale nje goli shume te bukur te mesfushorit francez. Ai ka rrembyer topin ne mesin e fushes e ka kontrolluar me gjoks ka vrapuar me shpejtesi drejt portes se kundershtareve dhe pasi ka nxjerre jashte loje Benatian dhe Koden ka finalizuar nje goditje me te djathten ne rrjeten e Udinezes. Mysafiret kane pasur disa raste me te arta per te barazuar rezultatin por dukej se Hulio Serxho ka qene ne forme te shkelqyer. Goli i dyte ka ardhur ne minuten e 56-te nga Borrielo i cili ka marre topin prane zones se rreptesise e ka mbrojtur me force dhe me pas ka goditur shtyllen por topi ka perfunduar ne rrjete. Skuadra e Ranierit ka humbur me pas Burdison qe eshte ndeshkuar me karton te kuq pas nje faulli te rende ne dem te Domizit. Nderkohe Milani ka mundur Fiorentinen 1-0 me ane te nje goli te suedezit Zlatan Ibrahimovic duke siguruar ne kete menyre kryesimin e kampionatit italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›