E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati hollandez Ajax barazon me PSV Eindhoven

Ajax dhe PSV Eindhoven kane barazuar 0-0 ne ndeshjen me te rendesishme te kampionatit holandez e cila u zhvillua ne Amsterdam Arena. Ndryshe nga te gjitha parashikimet sfida mes dy rivaleve te perjetshem ka dhuruar shume pak ndersa rastet per shenim kane munguar.

Momenti i pare i rendesisishem i takimit ka ardhur ne minuten e 30-te me PSV qe do ti afrohej golit te avantazhit me Toivonen por gjuatja e sudezeit do te gjente nderhyrjen e sakte te portierit Stekelenburg. Ajaksi do te pergjigjej shtate minuta me pas me Vertonghen por Isakson do te ruante te paprekur porten e tij. Pjesa e pare e takimit do te mbyllej me raste shenimi nga te dyja skuadrat. Ne fillim PSV do te rrezikonte me Afellaiy ndersa vendasit do ti afroheshin avantazhit me de Zeeuw ne limitet e 45 minutave te parave.

Fraksioni i dyte do te niste serish me nje rast te mire te miqve te cilet do te rrezikonin me Toivonen por edhe nje here Stekelenburg do te shpetonte porten e tij me nje nderhyrjhe te sakte. Ajaksi do te ishte i pafat ne minuten e 80-te pasi gjuatja e kapitenit Luis Suarez do te ndalej vetem nga shtylla e cila do te vuloste shifrat 0-0 ne kete sfide te javes se 15-te te kampionatit holandez. Edhe pas ketij barazimi PSV Eindhoven vazhdon te kryesoje renditjen me 34 pike 3 me shume se Twnete e vendit te dyte dhe 6 nga Ajaksi qe mban vendin e trete te klasifikimit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›