Salihi cmend Duron 4 gola ndaj LASK-ut
Hamdi Salihi ka qene i jashtezakonshem ne mbremjen e djeshme pasi ka shenuar 4 gola kunder LASK Linzit skuadres se mikut te tij Klodian Duro. Bomberi i perfaqesueses shqiptare ka qene heroi i ndeshjes dhe ka pushtuar komentet e mediave austriake teksa ka realizuar 4 here ne fitoren 5-0 te Rapidit te Vjenes. Bomberi shkodran ka hapur serine e golave ne minuten e 12-te duke kaluar ekipin tij ne avantazh dhe me pas ka shenuar edhe tri here te tjera 45 87 90 duke shkaterruar ekipin e Duros. Rapidi renditet ne vendin e 7-te me 20 pike ndersa LASK-u i fundit 10 me 9 pike. Salihi ka shenuar 7 gola ne kampionat. Te dy shqiptaret kane luajtur gjate gjithe ndeshjes. Gol ka shenuar dje edhe Edgar ani me Modenen por ekipi i tij u mposht 3-2 nga Torino. Nderkaq Parid Xhihani ka shenuar kunder Shahtjor Donjeckut por Zoria eshte mposhtur ne shtepi 3-1.