Mbyllen hetimet për Dritan Dajtin, dosja në Gjykatë
Organet e hetimit kanë ngritur gjashtë akuza ndaj Dajtit, ku sigurisht ajo më e rënda është vrasja e katër policëve në fillim të gushtit të këtij viti.
Ndërkohë që mbi Dajtin rëndojnë edhe akuza të tjera, se për mbajtje të armëve luftarake, për falsifikim dokumentesh, për mbajtje stampash dhe vulash si dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës së policisë. Dosja në Gjykatë ka mbërritur edhe për Ergest Xhoxhi, kunati i Dajtit.
Ai akuzohet për përkrahje ndaj autorit të krimit. Ndërkohë, në gjykatë ka mbërritur edhe dosja për Mariglen Muçaj, inpektor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit, i cili akuzohet për shpërndorim detyre.
Dajti u prangos më 7 gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit, pas 6 viteve arrati. Në 2003 Dritan Dajti, i cili po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, mundi të arratisej në mënyrë spektakolare nga ambientet e gjykatës së Tiranës.
Më 7 gusht 2009, gjatë operacionit për arrestimin e tij, pranë pistës "Iliria" në Durrës Dajti ekzekutoi 4 policë, ndërsa vetë mbeti i plagosur.