“Gërdeci”, mungojnë avokatët, shtyhet seanca
Në sallën e Gjykatës së Tiranës nuk ishin prezent katër përfaqësues të mbrojtjes ligjore të të pandehurve të procesit, çka bëri që trupi gjykues të pezullojë seancën, duke vendosur zhvillimin e saj të hënën e ardhshme.
Prej disa ditësh, procesi për çështjen "Gërdeci", ka hyrë në fazën e pyetjes së dëshmitarëve dhe personave që kanë dijeni për ngjarjen nga Gjykata.
29 të pandehurit e këtij procesi, akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars 2008 në fshatin Gërdec, Tiranë, kur si pasojë e një shpërthimi në ish-fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa pati dëme të konsiderueshme materiale.