Balotelli? Ai mund të bëjë gjithçka. Milani është aq i fortë sa Juve
Pier Silvio Berlusconi është një tifoz i lumtur i ekipit të Milanit. Nënkryetar i Mediaset-it, mbrëmjen e prezantimit të skedës së vjeshtës së vitit 2013, vuri në dukje: “Si një tifoz i mirë jam i kënaqur që El Shaarawy është hequr nga tregu dhe mbetet në Milano. Pavarësisht moshës së tij të re është një kampion, por ende ka shumë për të provuar. Unë ende pres shumë prej tij, sepse ai ka talent dhe moshën për të përmirësuar shumë”.
Mbi SuperMario-n, ai shprehet se Balotelli është idhulli i tij i vërtetë: “Unë e dua atë, sepse ai është një kampion i madh. Teknikisht dhe fizikisht është i shquar, një nga më të fortë në botë. Është ende i ri dhe ka një fushë shumë të gjerë për rritje: nëse ai vazhdon në këtë rrugë … Unë jam një tifoz i Mario-s… Ai gjithmonë bën lajmin…Mario është një njeri i madh”.
Sipas tij Milani është po aq i fortë sa Juventusi: “Me Balotelli-n në përshtatje me El Shaarawy-n unë nuk shoh një ndryshim të madh në fushë me Juventusin”.