E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PD-së, në garë edhe Nallbani, shpërtheu me dinamit bustin e Stalinit

nallbaniTiranë- Bujar Nallbani, një personazh i njohur në marsin e vitit 1990, kohë kur i vuri dinamit bustit të Stalinit në Tiranë ka dorëzuar kërkesën për të qenë pjesë e garës për liderin e ri të PD-së.

Pas dorëzimit të kërkesës sot në selinë blu, Nallbani u shpreh se është për të ardhur keq që vëmendja është fokusuar në figurat e njohura të PD-së.

Çuditem sesi njerëz të tillë që kanë një radhë në kandidim të lihen në harresë, dhe të zhvendoset vëmendje tek një i kollarisur. Natyrisht kanë dhënë kontribute te tyre njerëz të mrekullueshëm si Sokol Olldashi dhe të tjerë, por dhe nuk duhet te lihemi ne harresë. Rivali i im më i fortë Sokol Olldashi,-tha sot Nallbani.

Nallbani është një nga themeluesit të lëvizjes demokratike që rezultoi me rrëzimin e regjimit komunist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›