E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Raul firmos për 2 vjet me Shalken

Bundesliga

Raul, ish-sulmuesi simbol i Realit të Madridit ka firmosur kontratën e tij dyvjeçare me ekipin gjerman Shalke 04. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Bundesligës. Raul do të prezantohet zyrtarisht më vonë gjatë ditës, për të marrë pjesë më pas në stërvitjen e parë me Shalke. 33-vjeçari u nda i përlotur me tifozët spanjollë ditën e hënë. Ai luante me Real Madridin që prej vitit 1994. Por vetëm dje është mësuar zyrtarisht se ish-ikona e madrilenëve ka hedhur firmën e tij të zezë mbi të bardhë dhe pritet t’i bashkohet ekipit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›