E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut, 6 orë në këmbë para ministrisë

Ndëshkimi

Humbja 7-0 Kore e Veriut-Portugali dhe 0 pikë në Botërorin 2010 u konsiderua si turpërim për shtetin komunist. Trajneri i kombëtares është dërguar të punojë në një kantier ndërtimi, vetëm tri ditë pas kthimit në shtëpi. Më pak i ashpër ka qenë vendimi i partisë për futbollistët, të cilët më 2 korrik kanë qëndruar në këmbë për 6 orë, në një shesh përpara Ministrisë së Kulturës. Mes dy futbollistëve që u kanë shpëtuar kritikave, ishte edhe sulmuesi Jong Tae, lojtari që nisi të qajë përpara takimit me Brazilin, ndërsa luhej himni i Koresë se Veriut.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›