E Diel, 1 Nëntor 2026

Maikon-Real Madridi, frenon gjithçka përcaktimi i rrogës

Tratativat

është ende e hapur çështja Maikon. Marrëveshja mes Interit dhe Realit të Madridit është arritur, por litari është zgjatur shumë nga Antonio Kaliendo, menaxheri i futbollistit, i cili i ka kërkuar Realit një rrogë prej 7 milionë eurosh neto në sezon për klientin e tij. Madje ka nga ata që mendojnë se litari është zgjatur aq shumë, saqë mundet edhe të rrezikojë të këputet. Një gjë e tillë nuk përjashtohet pas fjalëve të presidentit të madrilenëve, Florentino Perez, i cili është shprehur i indinjuar për kërkesat ekonomike të Maikonit dhe një gjë e tillë vjen pas faktit se Perez është nga ata njerëz që ka shumë eksperiencë në lidhje me rrogat e majme. Antonio Kaliendo, gjatë këtyre orëve të fundit ka qenë duke punuar në kërkim të një situate më të mirë, pasi për momentin gjithçka rrezikon të hidhet në erë. Drejtuesit e lartë të Realit duket se nuk janë të gatshëm të firmosin për një rrogë kaq të lartë për mbrojtësin brazilian. Nëse kërkesat e tij ekonomike nuk bëhen më të pranueshme, është shumë e mundur që Maikonit t’i duhet të rikthehet në radhët e zikaltërve.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›