Balotelli kërkon falje

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 17:38
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli u ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij pas ndërhyrjes që e përjashtoi atë në ndeshjen kundër Dynamo Kievit në Europa League. Italiani u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Goran Popovit, derisa City fitoi 1-0, por u eliminua nga gara me rezultat të përgjithshëm 2-1. “U kërkoj falje bashkëlojtarëve të mi për përjashtimin e hershëm në një ndeshje të rëndësishme. Doja t’i ndihmoja ekipit, si gjithmonë”, tha Balotelli i cili theksoi se nuk kishte për qëllim ta lëndonte mbrojtësin e Dynamos. “Topi ishte në ajër dhe shkova për të dhe e ngrita këmbën, por nuk doja ta qëlloja Popovin. Mirëpo, nuk ka arsyetim se ndërhyrja ishte e keqe”, u shpreh Balotelli.