Balotelli kthehet për kupë

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 17:45
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini pret që Mario Balotelli të jetë në bankinë për ndeshjen kundër Notts County, të dielën, e vlefshme për rrethin e katërt në FA Cup.
Balotelli nuk ka luajtur prej kur realizoi het-trik kundër Aston Villës më 28 dhjetor. Sulmuesi italian vuajti nga një lëndim i gjurit, por Mancini pret rikuperimin e tij në fundjavë.
“Balotelli mund të jetë në bankinë për ndeshjen e ardhshme në shtëpi kundër Notts Countyt”, tha Mancini. Para kësaj, Cityn e pret një udhëtim në Greqi, të martën, ku do të përballen me Arisin në fazën eliminatore në Europa League.