E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianet kundër Berlusconit

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 17:30

Mijëra femra italiane protestuan në disa qytete të Italisë kundër “përbuzjes së dhunshme të femrave”.

Njëra nga organizatoret, aktorja Franceska Komencini, deklaroi para gazetarëve se protesta shënjestron edhe kryeministrin, Silvio Berlusconi, duke thënë se ai dhe fjalët e tij kundër grave janë pjesë e problemit.

Aktivistet po ashtu kanë bërë një peticion me titullin “Nëse jo tani, kur?”, i cili sulmon mediat për paraqitjen e grave “si një objekt të zhveshur të shkëmbimit seksual”. Mbi 50 mijë gra e kanë nënshkruar atë brenda një jave.

Kryeministri italian aktualisht po përballet me pretendimet se ka pasur marrëdhënie intime me një prostitutë adoleshente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›