E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli, nostalgji për Italinë

Mario Balotelli ka filluar ta ndiejë nostalgjinë për Italinë.

Sulmuesi me prejardhje ganeze luan aktualisht në Angli, me Manchester Cityn, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet në Serie A, ku pati eksperiencë të suksesshme me Interin.

“Këtu në Angli, shtypi i skandaleve shkruan gjithçka dhe ekzagjeron gjithmonë. Në Itali është ndryshe. Unë jam 21 vjeç dhe në dy vjetët e fundit jam larg shtëpisë. Po kaloj mirë, përkundër disa vështirësive. Por, këtu nuk kam shokë të vërtetë. Nëse do të lëviz nga Anglia, do të kthehem në Itali”, deklaroi përfaqësuesi italian, për të cilin interesim ka shfaqur Milani, por edhe Interi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›