Hoxhaj për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj sot do të udhëtoj për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ç’rast gjatë qëndrimit atje do të takohet me presidentin, Filip Vujanovic, kryeministrin Igor Luksiq dhe homologun malazez Milan Rocen, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë politik dhe institucional në këtë shtet fqinj.
Bëhet e ditur se ministri Hoxhaj dhe ministri Rocen pas takimeve do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Për nder të delegacionit të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Milan Rocen, do të shtrojë një drekë zyrtare.
Ministri Enver Hoxhaj do të qëndrojë në Podgoricë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Milan Rocen.