Maqedonia do të mbështesë Kosovën në proceset integruese

Kryeministri Thaçi gjatë takimit ka vlerësuar lartë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Maqedonisë dhe ka shprehur bindjen se bashkëpunimi i mëtejmë i këtyre dy vendeve fqinje do të shënojë ngritje dhe avancim të vazhdueshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Në takim, kryeministri Hashim Thaçi ritheksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të përmbushjes nga ana e të gjitha vendeve të rajonit të kritereve dhe standardeve të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski duke e falënderuar kryeministrin Thaçi për mikpritje është shprehur se Kosova dhe Maqedonia kanë ndërtuar marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe premtoi se vendi tij do të mbështesë Kosovën në proceset integruese.