E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli si Adriano

Mario Balotelli ka vazhduar të jetë futbollisti më i përfolur edhe pas ndeshjes Inter-Livorno, edhe pse nuk ishte i ftuar në ekip. Mbrojtësi Ivam Ramiro Cordoba ka thënë se sulmuesi i ri italian ia kujton yllin brazilian Adriano, i cili shpeshherë kritikohej për sjelljet e tij para se të largohej nga klubi.

“Jemi munduar t’i ndihmojmë, por kjo nuk vërehet. Mario është ende i ri dhe duhet të mësojë të dëgjojë të tjerët që i japin këshilla të dobishme. E njëjta situatë ka ndodhur më parë edhe me Adrianon”, tha Cordoba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›