Balotelli s’kërkon falje

Jose Mourinho e ka lënë sërish jashtë ekipit të tij futbollistin e ri, “rebelin” Mario Balotelli, edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj CSKA Moska. Sido që të jetë, “SuperMario”, që u la jashtë ekipit për pesë ndeshje, ka stërvitur rregullisht me bashkëlojtarët.
Sulmuesi i ri me prejardhje ganeze ndihet i frustruar nga vendimet e trajnerit portugez, por ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje trajnerit ‘Special One’. “Nuk jam budalla që t’i lëshoj pesë ndeshje: nëse do të duhej, do të kërkoja falje menjëherë pas ndeshjes së parë. Unë kam arsye dhe nuk kërkoj falje”, ka sqaruar Balotelli, që kishte një zënkë me trajnerin e tij.
“Nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç i paramendon. Kanë ndodhur shumë gjëra, por do t’i zbuloj vetëm kur të jetë e kaluar”, vazhdoi përfaqësuesi U21 i Italisë. Balotelli konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit italian, por papjekuria dhe kokëfortësia e tij e lanë jashtë ekipit për shumë ndeshje këtë sezon.