E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka ende punë

Gjiganti francez, Olympique Lyon e ka mposhtur të martën mbrëma rivalin Bordeaux me rezultat 3:1, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Lyon e sheh veten më afër gjysmëfinales, mirëpo mbrojtësi Anthony Reveillere e ka këshilluar ekipin e tij të mos festojë para kohe, pasi që pas një jave zhvillohet ndeshja e kthimit në fushën e Bordeaux.

“Neve na pret ende një ndeshje e madhe. Nuk e kemi të sigurt kualifikimin. Nuk je i sigurt kurrë kur luan ndaj një ekipi kualitativ si Bordeaux”, tha Reveillere për ueb faqen uefa.com.

“Ata e shënuan golin me anë të Marouane Chamakh dhe luajtën mirë, por ne menaxhuam mirë, duke shënuar tri gola. Kjo nuk është keq. Tash duhet ta fusim në funksion eksperiencën tonë që ta ruajmë rezultatin”, vazhdoi mbrojtësi francez.

Në ndeshjen e kthimit, Lyon nuk do të mund të llogaritë në futbollistët e rëndësishëm Lisandro Lopez e Sidney Govou. Të dy sulmuesit janë ndëshkuar me karton të verdhë, kështu që do të jenë të suspenduar në ndeshjen e ardhshme të këtij kompeticioni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›