E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu, prokuroria kërkon një vit dënim

Doping

Prokuroria anti-doping e CONI-t në Itali ka kërkuar një vit skualifikim për lojtarin e Fiorentinës, Adrian Mutu. Sulmuesi rumun ka rezultuar pozitiv me substanca të ndaluara gjatë kontrollit anti-doping në ndeshjen Fiorentina-Bari, të luajtur më 10 janar në Firence, e vlefshme për Serinë A. Ai kishte rezultuar pozitiv me sibutraminë edhe pas ndeshjes së Kupës së Italisë, Fiorentina-Lacio, më 20 janar 2010. Në atë takim, Mutu kishte realizuar edhe dy gola në portën e bardhekaltërve.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›