E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdiq Isuf Lumi

Sot, në moshën 50 vjeçare, ka vdekur Isuf Lumi, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Isuf Lumi ishte aktivist i njohur dhe shumëvjeçar i sportit dhe kulturës në Kosovë. Kontributi i tij i veçantë ka qenë gjatë viteve të 90’ta, kur me organizimin e manifestimeve të shumta sportive dhe kulturo-artistike në Kosovë, kishte ndikuar në mbijetesën e tyre në rrethanat e okupimit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në vendlindjen e tij, në Suharekë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›