Balotelli triplete me femrat

Prej disa muajsh, 21-vjeçari shoqërohej me fituesen e edicionit të dhjetë të Big Brother anglez, Sophie Reade, por kësaj të fundit nuk iu desh shumë kohë për të kuptuar se Supermario nuk i afrohet aspak imazhit të të dashurit perfekt.
”Dua që të gjithë të kuptojnë se …(emri në profilin e FB) ka fjetur me të dashurin tim. Çfarë shoqeje”, shkroi Sophie në statusin e saj në “Twitter”. “Disa njerëz nuk e dinë se çfarë është turpi”.
Megjithatë, nëse Sophie do të ishte thelluar pak më shumë, do të kishte kuptuar në kohë se Balotelli mund të jetë gjithçka përveçse një mashkull i ndershëm.
Gjatë nëntorit, ai i dha fund një lidhjeje paralele në Itali me të dashurën e tij Melissa Castagnoli, disa orë përpara se ajo të shfaqej në një emision televiziv. Modelja morri hak duke folur për ndarjen drejtëpërsëdrejti.
Balotelli ka realizuar tetë gola në 11 ndeshje për City-n, që prej kaloi në Premier League për një shumë prej 24 milion paundësh, gjatë verës së 2010-s.