Tërmet në afërsi të stacionit bërthamor të energjisë Bushehr të Iranit
Iran- Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur në jug-perëndim të Iranit, jo shumë larg nga stacioni i parë bërthamor i vendit me energji elektrike, raporton ‘US Geological Survey’.
Epiqendra e tërmetit është 89 km nga Bushehr, tha USGS. Njerëzit në mediat sociale raportuan se e kanë ndjerë tërmetin nëpër Gjirin në Dubai dhe Abu Dhabi. Nuk ka ende të dhëna për masën e dëmit.
Programi bërthamor i Iranit është subjekt i shqetësimit ndërkombëtar mes frikës se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore.
Teherani ka insistuar gjithmonë se puna e tij në Bushehr dhe vende të tjera është për qëllime civile.
Dorina Bilbili/IDEA/