E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamboo, kampion

Skuadra nga kryeqyteti, FC Bamboo UAR është shpallur kampion i ri i Kosovës në futsall. Pasi kishin mposhtur në ndeshjen e parë në kryeqytet FC Feniksin (4:3), prishtinasit triumfuan edhe në ndeshjen e dytë finale të play-off-it si mysafirë ndaj prizrenasve me rezultat 5:8, me ç’rast FC Bamboo UAR e ngriti lart trofeun e më të mirit.

Në pjesën e parë të takimit ekipet luajtën me rivalitet të madh dhe ishin të përqendruara kryesisht në mosbërje të gabimeve, andaj kjo periudhë e lojës përfundoi me pak gola të shënuara, respektivisht me rezultat 1:2 për mysafirët.

Në pjesën e dytë të ndeshjes ekipet aplikuan lojë më të hapur, andaj u shënuan edhe shumë gola të tjerë. Kryeqytetasit dominuan, duke ia dalë kështu të fitojnë me rezultat përfundimtar, 5:8.

Pas ndeshjes u shpallën edhe lojtarët më të dalluar të edicionit 2009/10. Epiteti i golashënuesit më të mirë i takoi Mentor Mejzinit, lojtar ky i FC Feniksit, derisa futbollisti më i dalluar u zgjodh Suad Keçi, i cili ka merita të mëdha në sukseset që po i arrin ekipi i tij, FC Bamboo UAR. Ismet Pllana është zgjedhur gjyqtari më i mirë i kampionatit të sapo përfunduar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›