E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiaj, "kala” per gjermanin e Vllaznise, Shulze

Kastrioti i teknikut Petrit Haxhiaj, që arriti një fitore befasuese me Flamurtarin në javën e 5-të (Agim Canaj dha një ditë më pas dorëheqjen), do të përballet me Vllazninë e trajnerit gjerman Ulrih Shulse. Klima optimiste që mbizotëron në Krujë, kur Kastrioti i është larguar edhe dy vendeve të fundit që të cojnë një kategori më poshtë, është treguesi i parë se ekipi i financuar nga presidenti Shkëlzen Ylli, synon fitoren e dytë rresht në shtëpi, kur në katër tre takimet e para, Kastrioti nuk ka pësuar asnjë humbje: 1 fitore, 2 barazime. Vllaznia vazhdon të përjetojë entuziazmin e fitores me kampionin e vendit, Elbasani (2-0), ku te goli shkoi edhe zëvendëstrajneri Uliks Kotri. Në përballjen 9-të historike me Kastriotin, Vllaznia do të hedhë për herë të parë edhe mbrojtësin 17-vjecar, Klodian Semina (192 cm) i lartë), ndërkohë që nga pankina do ta fillojnë ndeshjen tre malazezët: Igor Radusinovic, Drazhen Milic dhe Nikola Vukcevic. Sulmi shkodran do të përbëhet nga Franc Ahi-Klevis Dalipi, të mbështetur nga Kotrri dhe Bejzade.
Kastrioti ka fituar vetëm një takim me Vllazninë dhe kjo në sezonin 1991-1992, dhe fitorja e pritshme, jo vetëm që do i barazojë dy ekipet në kuotën e 8 pikëve, por mund të provokojë edhe ndonjë ndryshim në stafin teknik të Vllaznisë
SKEDA
KASTRIOTI-VLLAZNIA
Java e 6-të e Kategorisë Superiore
14 tetor 2006, Stadiumi "Kastrioti" ora 14:00
Gjyqtarë: Mentor Sopjani. Ndihmës: F.Lamaj, A.Lamce

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›