Bamir Topi i dërgon sinjale mirëkuptimi Berishës?
Bamir Topi është duke bërë një kalim të butë drejt politikës, ska gjë se gjysma e dytë e mandatit të tij presidencial, ndoshta i gjithë mandati, nuk ka qenë gjë tjetër, veçse një përgatitje për tu kthyer i valorizuar në politikë. Për tu kthyer si misionar, i tha ai mbrëmë Ilva Tares, por pa e shpjeguar se çkupton me termin misionar.
Në intervistën e gjatë për Ora News-in ra në sy një konsideratë për Sali Berishën. I pyetur drejtpërdrejtë, se cili është vlerësimi i tij për Sali Berishën, ai përpiqet të japë një përgjigje të urtë me tone neutrale, por i del një pompë e lëpirje e papritur që ai i bën figurës së kryeministrit (apo ka dashur ta bëjë këtë pompë e lëpirje?): Zoti Berisha është me stazh të gjatë në politikë, i provuar në sfida të ndryshme. Vlerësoj bashkëpunimin që kemi pasur. Është një personazh që lidhet me momente të rëndësishme të jetës politike të Shqipërisë. Kaq thotë misionari Topi.
Bie në sy gjithashtu se, teksa pyetet për Edi Ramën, shfaqet i saktë si një orë zvicerane. Është amator politik, thotë për të.
http://respublica.al/artikuj/2012/6/27/bamir-topi-i-dergon-sinjale-mirekuptimi-berishes