Kokalis ishte klienti i Sali Berishës
Nga Erion Braçe
Në 25 maj 2010, Berisha në cilësinë e Kryeministrit, priti në zyrën e kryeministrit, drejtorin e përgjithshëm të kompanisë INTRALOT!
Lexojeni njoftimin e Sali Berishës për këtë takim:
Interes tjetër i Grupit Intralot është pjesëmarrja në lotarinë nacionale që do të hapet së shpejti. Zoti Antonopoulos i shprehu Kryeministrit Berisha besimin për suksesin dhe transparencën e procesit, duke theksuar që kompania e tyre do të konkurroje si një partnere investuese në këtë projekt!!
Lexoni çfarë thotë Sali Berisha në cilësinë e Kryeministrit (kjo është vetëm ajo që publikohet):
Kryeministri Berisha e falenderoi përfaqësuesin e këtyre grupeve të mëdha për vendimin e tyre për të hyre me investime në Shqipëri, në forma të ndryshme. Ai garantoi mbështetjen e qeverisë së tij në projekte ïnvestuese’ si dhe transparencën dhe zbatimin konsekuent të ligjit në proceset dhe garat!
INTRALOT ishte klient në zyrën e Berishës! Kërrkund tjetër! Tamam për Lotarinë Kombëtare!
Por mesa duket për Berishën kishte një tjetër klient më të rëndësishëm, për të u spostua dhe Kokalis!
Kjo është loja e ndyrë mes Berishës dhe klientëve të tij! Berisha duhet të shpjegohet!
Opozita kishte qysh gjatë diskutimeve të ligjit në Kuvend- Janë të dokumentuara-vetëm interesin publik! Atë ka edhe sot!
Fusnote: Zv/ministri i Financave duhet ta qepë gojën!!
