E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi ne Puke, e pret Partia Socialiste

Takimet e Bamir Topit ne qytete te ndryshme te vendit, pervec ritmit te nje fushate elektorale apo te nje force politike te re qe kerkon te afirmohet me cdo kusht, po shoqerohen edhe me gafa qe per nga niveli nuk i lejohen nje drejtuesi lokal dhe jo me kryetarit te shtetit. Aktivitet i pervitshem "Sofra Pukjane" eshte shfrytezuar dje nga Bamir Topi per zhvilluar takime me banoret e zones dhe per te demonstruar populizem ne kuadrin e turit parathemelues te partise se tij te re. Nuk jane vetem pamje prozaike dhe xhiroja tradicionale ne qender te qytetit ato qe kane shenuar problemet e radhes ne viziten e Topit. Mungesa e seriozitetit te vizites se nje njeriu qe qendron mbi palet, eshte vene re qe ne momentin qe Bamir Topi eshte pritur vetem nga eksponente opozitare qe njeherazi jane drejtues vendore dhe te Partise Socialiste. Takimet populiste dhe pritjet qe ne ekrane duhet te ngjajne sa me masive, i rezervohen vetem nga drejtues lokale qe i perkasin Partise Socialiste. Ndersa "thagma" e nje vizite te stisur dhe mungesa e vemendjes ne leshimin e vleresimeve nga Presidenca ka qene momenti i dekorimit te personaliteteve te qytetit te Pukes. Gjate dorezimit te dekorates per mjekun Elez Selimi, Topi ka bere gafen e radhes. Ne vend te shprehte vleresimin per mjekun e njohur dhe per kontributin e tij disa vjecare, Topi i eshte drejtuar duke e ngaterruar me emrin e patriotit te njohur dibran Elez Isufi: "Nderojme edhe nje figure tjeter, Prof. Elez Isufin. Profesor Elezin, jo vetem qe e njihni te gjithe, por ne jemi krenare te gjithe qe e kemi mes nesh per ate c'ka ai ka dhene, por edhe per ate c'ka ai perfaqeson. Te jeni te bindur qe dekorime te tjera do te kete per njerezit e Pukes, per njerezit e shquar dhe ne ne menyre te qellimshme e kemi alternuar qe nje pjese te dekorimeve ta bejme ketu midis jush, ne Puke dhe nje pjese tjeter ta bejme ne Institucionin e Presidentit".

Gafa eshte munduar te kalohet ne heshtje ne salle dhe nga kreu i shtetit, por ka qene vete profesori ai qe duket se "i ka kthyer reston" Bamir Topit, duke iu drejtuar me emrin, mbase me konotociaon rural, Bari Topi. Ne axhenden e djeshme, ndryshe nga takimet e tjera, Topi u eshte shmangur komenteve te drejtperdrejta politike, duket perdorur me shume termat e "politikes se re".

Bamir Topi theksoi:

"Te dashur banore te Pukes! Motra dhe vellezer! Me lejoni t'ju them qe jam i lumtur midis jush sot! Ndihem i gezuar e i emocionuar sa here qe vij ne Puke, sepse tek ju gjej mikpritje, gjej bujari, gjej alegri, gjej gezim, gjej solidaritet dhe jo pa qellim me kujtohet i madhi Profesor Cabej, i cili nga studimet e tij kishte nxjerre, mbi baza shkencore qe Puka vinte nga fjala 'Publica via', te pushosh i qete. Pra sa here vij ketu, vertet qe ndihem shume mire".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›